Keto ditet e fundit kane vershuar lajmet fake, qe ne kete rast mund te quhen edhe ‘lajme- deshire’  sikur i derguari special i Donald Trump per bisedimet Beograd- Prishtine, ishte shkarkuar nga detyra. Mediat qe e kane publikuar jane te njohura si media prane Albin Kurtit në Prishtine

I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka hedhur poshtë lajmet për shkarkimin e tij nga kjo detyrë.

 Në media të ndryshme online, por edhe në rrjetet sociale, gjatë ditës qarkulloi një lajm se Joseph DioGuardi, ish-kongresmeni amerikan dhe presidenti i “Albanian American Civic League” në SHBA, i konfirmonte një shtetasi shqiptar shkarkimin e Grenell. Më vonë, postimi në rrjetet sociale u fshi.
 “Nuk e di kush është DioGuardi, por kushdo qoftë, nuk duhet të dëgjoni ato që thotë. Po përhap lajme të rreme”, tha Grenell në një komunikim me gazetarin e A2, Xhevahir Qardaku.
 Richard Grenell mban postin e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Gjermani dhe që prej 20 shkurtit 2020, është emëruar edhe drejtor i përkohshëm i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare nga presidenti Trump.
Veritas.com.al/