Në kuadër të vizitës në Shqipëri të ish-presidentit të SHBA-së, Bill Clinton, policia njofton se ka marrë një sërë masash duke filluar nga aeroporti i Rinasit, shoqërimi drejt Tiranës në vendet ku do të zhvillohen takimet, akomodimi dhe shoqërimi drejt Rinasit, në përfundim të vizitës.

Për sigurimin e rrugëkalimit të ish presidentit amerikan, policia njofton se do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore si edhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera, në varësi të takimeve dhe aktiviteteve që do të zhvillohen gjatë këtyre dy ditëve, me 3 dhe 4 Korrik, në Tiranë.

Më konkretisht, do të ketë bllokime dhe devijime në këto rrugë:

Drejtuesit e automjeteve të shfrytëzojnë rrugën dytësore nga Vora, për të qarkulluar në drejtim të aeroportit të Rinasit, pasi më datë 03.07.2023, nga ora 14:00 deri në orën 15:30, do të jetë të bllokuara rrugët:

Nga Rinasi – Qafa e Kasharit – Mbikalimi tek Casa Italia – nënkalimi te ish-sheshi “Shqiponja”.

Gjithashtu, këto rrugë do të jenë të bllokuara edhe më datë 04.07.2023, nga ora 13:30 deri në orën 15:30.

Rrugë të tjera që do të bllokohen janë:

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi i Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, rruga “Papa Gjon Pali II”, rruga “Ibrahim Rugova” dhe rruga “Ukraina e Lirë”.

Bill Clinton Presidenti i 42 i shteteve te bashkuara është pjesë e historisë së shqiptarëve. Ai ishte në krye të shteteve të bashkuara në kohën kur NATO bombardoi për rreth tre muaj ish Jugosllavine e drejtuar nga Sllobodan Milosheviç.

Ish presidenti jugosllav po kryente spastrim etnik ne kosove. gjate viteve 1998-1999 nga Kosova serbet larguan rreth 800 mije banore ku shumica e tyre erdhën në Shqipëri, ndërsa raportohej për rreth 15 mije te vrare dhe disa mijëra te zhdukur.

Organizata e Kombeve te Bashkuara u përpoq në ato vite të binde Milosheviçin të tërhiqej nga represioni qe po kryente ne kosove dhe te lejonte futjen e trupave te NATO-s.

Kjo ne fakt ishte dhe një nga pikat kryesore te marrëveshje se Rambujesë e firmosur ne 18 mars te 1999 nga delegacionet e Shqiperise, Britanise se madhe  dhe shteteve te bashkuara, ndërsa pala jugosllave dhe ruse refuzoi.

Këto fakte por dhe masakra te dokumentuara ne Kosovë si ajo e Reçakut ku u vranë barbarisht 45 persona bindën presidentin e Shteteve te Bashkuara Bill Clinton që e vetmja mënyrë për të ndalur vrasjet në Kosove ishte përmes sulmeve ushtarake të NATO-s. Fushata e bombardimeve ndaj ish Jugosllavisë nisi në 24 mars te vitit 1999 dhe zgjati deri në muajin qershor.

Më 3 qershor 1999, Millosheviçi pranoi kushtet e një plani ndërkombëtar paqeje dhe ndali luftimet. Në 10 qershor Komiteti i Atlantikut të Veriut ratifikoi marrëveshjen dhe pezulloi operacionet ajrore.

Më 12 qershor, pasi Millosheviçi pranoi kushtet, misioni i drejtuar nga NATO Kosovo Force KFOR filloi të futej në Kosovë. KFOR ishte përgatitur të kryente dhe operacione luftarake, por në fund, misioni mbeti vetëm paqeruajtja.

Nga ajo dite Kosova është e lire dhe mbrohet nga forcat e NATO-s edhe sot. Dhe meritën me te madhe për lirinë e Kosovës e ka presidenti i 42 i shteteve te bashkuara, i cili mori nje vendim jo te lehte për të bombarduar ish Jugosllavine dhe te niste rrugen drejt çlirimit të Kosovës, e cila në vitin 2008 mori dhe pavarësinë. Në Prishtinë është vendosur një bust i madh i presidentit amerikan Bill Clinton, në shenjë mirënjohje dhe falanderimi nga populli i Kosovës.