Raporte për vdekjen e Al Bagdadit ka pasur edhe më parë. Vendndodhja e tij është prej kohësh një mister, edhe pse disa thonë se ishte në Mosul të Irakut përpara se koalicioni i drejtuar nga Shtetet e Bashkuara të niste tetorin e vitit 2016 operacionin për rimarrjen e qytetit.
Por, Reuters këmbëngul se Al Bagdadi ka qëndruar i fshehur në shkretëtirë, duke mos preferuar të qëndrojë as në Mosul e as në Raqqa.
Shfaqja e tij e vetme në publik që prej shpalljes së kalifatit ka qenë qershorin e vitit 2014, kur mbajti një predikim në qytetin e dytë më të madh të Irakut pas rënies së tij në duart e ISIS-it.
Bagdadi, që besohet ta ketë zgjedhur këtë si emër lufte, pa dhënë emrin e tij të vërtetë, thuhet të ketë lindur në vitin 1971 në Samarra, në veri të kryeqytetit irakian.
Ai ka qenë klerik në një xhami të Bagdadit në kohën e pushtimit amerikan në vitin 2003. Disa mendojnë se ishte një militant xhihadist që gjatë sundimit të Sadam Huseinit, por të tjerë thonë se u radikalizua gjatë katër viteve të kaluara në kampin Bucca, një burg amerikan në jug të Irakut, ku mbaheshin prapa hekurave shumë drejtues të Al-Kaedës.
Amerika ka vendosur një shpërblim prej 10 milionë dollarësh për këdo që ofron informacione të cilat çojnë në kapjen apo në vdekjen e tij.
Ministria ruse e Mbrojtjes po heton për të parë nëse njëri prej sulmeve të saj ajrore i ka marrë jetën liderit të Shtetit Islamik, Abu Baker al-Bagdadi.
Moska beson se bombardimet e saj nga ajri mund të kenë vrarë Al Bagdadin dhe qindra luftëtarë të tjerë të grupit të dhunshëm islamik në 28 maj.
Shënjestra e sulmit ka qenë një mbledhje e këshillit ushtarak të ISIS-it në kryeqytetin “de facto” të tij, Raqqa, në veri të Sirisë.
Deklarata e Ministrisë ruse të Mbrojtjes, publikuar nga agjencia shtetërore Sputnik, thotë se në takim ishin të pranishëm 30 krerë të Shtetit Islamik dhe gati 300 luftëtarë.
Duke cituar informacionet e përftuara nga verifikimet e kryera përmes kanaleve të ndryshme, aty sqarohet se i pranishëm në mbledhje ka qenë dhe vetë njeriu që mban frerët e organizatës më të frikshme terroriste të momentit.