Temperaturat globale të Tokës kanë rënë me një gradë Celsius që nga mesi i këtij viti. Kjo ëhsnëon rënien më të thellë dhe më të madhe sipas rekordeve.
Por po ndodh një çudi: Ndërsa bien temperaturat kaq shumë, lajmet nuk ndihen, madje edhe me një qetësi të frikshme e përshëndesin- sipas alarmistëve të klimës. E kundërta ndodh kur rriten temperaturat e tokës dhe mediat e bëjnë kudo “headline”, duke kërkuar “aksion urgjent” kundër ngrohjes.
Por kur bien temperaturat, për mediat është një “asgjë për t’u shënuar”.
Shkaku i rënies së temperaturave është fenomeni “ La Nina” që shoqërohet nga një ngritje e një force të pazakontë nga “El Nino”.
Ja si raporton David Rose:
“Fenomeni El Ninos gjithnjë ka impakt të fshehtë me motin në botë, dhe nxit temperatura më të larta se normalet. El Nino i vitit 2015-16, El Nino ishte ndoshta më i forti që kurse kanë filluar matjet e sakta të, me një ujë që e rriti temperaturën me 3 gradë Celsius më të ngrohtë se zakonisht.
Kjo tani është zëvendësuar nga fenomeni La Nina – kur uji në të njëjtin rajon të Pacifikut u kthye në më të ftohtë se normalja.
Kjo, gjithashtu ka një pak mbarë-botëror, duke e çuar temperaturën më shumë poshtë se lart.
Matjet satelitore mbi tokë përgjigjen shpejt sa te El Nino edhe La Nina. Temperaturat mbi det, gjithashtu, po bien, por jo aq shpejt, sepse deti e mban të nxehtët më gjatë.
Kjo do të thotë se është e mundur që me të njëjtin kut, viti 2016 do të deklarohet po aq i nxehtë sa 2015, ose pak më i ngrohtë- sepse El Nino nuk shuhet deri nga mesi i vitit.
/Veritas.com.al/