Aktori shqiptar i cili karrierën e tij e ndërtoi në Austri, Aleksandër Moisiu, mbetet një ndër figurat më të rëndësishme të kulturës së kombit shqiptar.

Moisiu, i cili vdiq në viti 1935 në Vjenë, ishte një ndër aktorët që përmblidhte të gjithë spektrin e literaturës evropiane të teatrit, duke filluar që nga tragjedia antike greke e deri te koha moderne.

Kësisoj, me qëllim që njerëzit të dinë më shumë rreth aktorit të madh me origjinë shqiptare, Aleksandër Moisiu, në nëntor të vitit të kaluar doli nga shtypi libri me biografi të Aleksandër Moisiut, shkruan KultPlus.  Autor i librit është Rudiger Schaper.

Ky libër erdhi si projekt i përbashkët i Qendrës Multimedia në Prishtinë, Shtëpisë Botuese PA dhe Tradukit.

Ndërsa më 14 mars, pas 13 ditë,  në Berlin do të bëhet promovimi i këtij libri. Në këtë promovim do të lexojnë Rüdiger Schaper dhe Feride Xh. Berisha, ndërsa do të modelohet nga Cord Pagenstecher-Shtëpia Botuese PA.

Mbrëmja mbështetet nga Ambasada e Republikës së Kosovës ndërsa mbahet në Literaturhaus Berlin, Kaminzimmer, Fasanenstraße 23, 10719 Berlin (U-Bhf Kurfürstendamm) duke filluar  nga ora 20:00./

Veritas.com.al/