Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara, Rex Tillerson ka insistuar se presidenti Donald Trump do që ta zgjidhë konfrontimin me Korenë e Veriut përmes diplomacisë.
Unë do të vazhdoj derisa “bomba e parë të hidhet”, tha ai për CNN.
Sanksionet dhe diplomacia, tha ai, kanë sjellë një unitet të parecedent ndërkombëtar kundër programit të armëve bërthamore të Koresë së Veriut.
Muajin e kaluar, zoti Trump i tha zotit Tillersons e nuk duhet humbur kohë duke kërkuar bisedime me Kim Jong-un.
Në intervistën e të Dielës, zoti Tillerson refuzoi përsëri që të komëntonte mbi atë nëse i ishte referuar zotit Trump ku kishte thënë “trap’, raporton BBC.
“Nuk po merrem me gjëra të kota”, replikoi ai.
Muajt e fundit, Koreja e Veriut ka sfiduar opinionin ndërkombëtar duke testuar raketën e saj të gjashtë dhe duke lëshuar dy raketa mbi Japoni.
Analistët thonë se shteti komunist është vensoru qartësisht në rrugën e zhvillimit të raketave bërthamore, duke kërcënuar Shtetet e Bashkuara, pavarësisht nga sanksionet e Kombeve të Bashkuara.
Veritas.com.al/