Biznesmeni Andrea Zoga, i cili ra mbrëmë pre e dhunës ka treguar detaje nga ngjarja e rëndë. Ai tha se ishte dhunuar nga disa persona që mendon se janë pjesë e një bandë, ndërsa shtoi se nuk kishte konflikte me askënd. Sipas tij motiv mund të jetë bërë një konflikt që vëllai i tij ka me disa persona të tjerë për çështje pronësie.
Ngjarja e rëndë ndodhi në prag të mesnatës në rrugën ‘Merdar Shtylla’ në Komunën e Parisit. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për ‘BalkanWeb’ se biznesmeni Andrea Zoga, i cili ka disa aktivitete në Tiranë, (restorante dhe fast-foode), mori plagë në kokë dhe trup.
Si ndodhi ngjarja dhe çfarë tha i dhunuari?
‘Vëllai ka konflikt me persona të tjera. Bëhet fjalë për një konflikt për pronën. Mbi këtë pronë është ndërtuar pallat dhe i vëllai ka detyrim ndaj këtyre personave. unë jam kërcënuar. Çështjen e kam çuar në prokurori që nuk jam në dijeni dhe i përgjegjshëm për këtë çështje. Prokurori Julian Zonja e mbyll këtë çështje pa e rihapur fare pasi nuk gjen prova. Sot pas një muaj pasi është mbyllur çështja, dark një bandë që të dhunon në mes të rrugës. Skam asnjë konflikt tjetër. Kam 20 vite në treg. Jam një nga sponsorët e ambasadës amerikane. Dallova vetëm dy persona me kapele që kishin ulur kokën që po drejtoheshin drejt meje, që mos ti njihja.
Më pas 4 persona më sulen. Bëra denoncim në policia dhe tek kryeministri. I falënderoj. Kërkoj që të merren masa për këtë rast. Skam asnjë konflikt. Ka kamera sigurie. Kur më erdhën për të folur i thash nuk flas me tim vëlla prej vitesh nuk kam lidhje me këtë histori ju lutem më lini rehat. Para disa kohësh më kërcënuan me jetë, sot e bënë realitet.
Ku ndodhet vëllai juaj?
Është jashtë ka disa muaj që është jashtë nuk kam marrëdhënie me të.
Nëse çështja mbyllet nga prokuroria si do të veproni?
Do largohem jashtë do gjej zgjidhjen më të mirë të largohem jashtë.
Veritas.com.al/