Kryeministri Edi Rama ka komentuar marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët, perspektivën e saj pas vitit 2030 dhe mundësinë e një anëtarësimi të pjesshëm e gradual në Bashkimin Evropian.
Në një intervistë me gazetaren Maria Tadeo, në samitin “Euronews Enlargement Summit”, Rama mbrojti marrëveshjen me kryeministren italiane Giorgia Meloni, duke theksuar se ajo do të vijojë të jetë në fuqi deri në vitin 2030, ndërsa nuk përjashtoi vazhdimin e saj edhe më tej.
I pyetur se çfarë do të ndodhë me marrëveshjen pas vitit 2030, në rast se Shqipëria bëhet anëtare e BE-së, Rama u përgjigj me një batutë për homologen italiane.
Tadeo: Ju dhe Italia bëtë një marrëveshje për emigrantët e parregullt. Ka pasur shumë pyetje për këtë marrëveshje. Çfarë do të ndodhë pas 2030 nëse shkoni në BE?
Rama: Nuk është një çështje kaq e madhe për të zënë mendjen e Europës. Është një përpjekje për të gjetur një zgjidhje. Përdoret për qëllime të brendshme nga partitë që e shohin si mënyrë për të fituar vota. Por ky është një problem i madh, një sfidë civilizimi.
Tadeo: Çfarë do të ndodhë pas 2030-ës?
Rama: Doni të nxirrni një titull për “motrën time” në Romë, por nuk ua jap. Marrëveshja do të vijojë të jetë në fuqi deri në 2030, edhe 2050 për sa kohë aty të jetë “motra ime”.
Tadeo: Çfarë mendoni për versionin për të qenë anëtarësimin e pjesshëm dhe gradual në BE?
Rama: Është diskutuar në çdo rast. Nuk ka të bëjë me Shqipërinë, Malin e Zi, por ka të bëjë me vetë Europën. Kam bindjen se procesi duhet të jetë i bazuar në meritë. Është njësoj si patenta. Të duhet patentë, por edhe duhet të dish t’i japësh atij mjeti. Kërkojmë proces të bazuar në meritë, por të jenë të gjithë në meritë. Ne jemi 7 fëmijët e Ursulës (Von der Leyen), por ajo nuk i rriti fëmijët jashtë shtëpisë. Të jemi të gjithë në tryezë dhe të anëtarësohemi sipas meritës. Edhe Serbia mund të jetë në tryezë, por nëse nuk bën asgjë, nuk merr përfitime. Me këtë i jep një mesazh edhe Rusisë. Duhet të na fusni në shtëpi dhe më pas të na “dënoni”, të na “mbyllni në banjo”. Përndryshe të qëndrojmë në lagje. Kjo nuk ka të bëjë me ne, sepse ne do të jemi gjithnjë pas derës për tu lutur të hyjmë.
Komente