Pas një hetimi 2 vjeçar, SPAK në bashkëpunim me Drejtorinë e Anti-terrorit, ka vënë në pranga Bledar Zenelin, i cili dyshohet se bënte thirrje për sulme terroriste në mbështetje të ISIS. Bledar Zeneli është vënë nën hetim për nxitje për kryerjen e veprave terroriste dhe nxitjes të urrejtjes.
Dyshohet se nëpërmjet rrjeteve sociale dhe aplikacioneve të ndryshme “Facebook”, “Twitter”, “Telegram”, publikonte artikuj, materiale radikale, ekstremiste, propagandistike dhe statuse, në mbështetje të shtetit Islamik dhe kundra koalicionit global antiterrorizëm.
Zeneli akuzohet për kryerjen e veprave penale të “Nxitjes thirrjes dhe propagandës për kryerjen e veprave me qëllime terroriste” dhe “Nxitjes së urrejtjes ose grindjeve“ parashikuar nga nenet 232/a dhe 265 te Kodit Penal.