Pa apo me dashje edhe ti u bëre një barrierë e vogël në pengimin e reformës në drejtësi por gjithsesi nuk i prishe punë as vettingut dhe as yryshit popullor kundër mëkatarëve të drejtësisë.

Shkruan Bledi Mane

E dashur kolege gazetare nuk po të pyes si je se të ndjekim çdo paradite e çdo mbrëmje në ekrane televizorësh dhe në super formë dukesh. Pyetja e dytë është:

 -Si u bë miku yt, u shërua nga Covid-19, u kthye nga kurimi i shtrenjtë në Stamboll?

Për Tikun po pyes, mikun tënd ish-kryeprokuror të Përgjithshëm. Llallën që e përdori, e shtrydhi, e ricikloi, e ambalazhoi por nuk e shiti dot për herë të dytë politika. Për Tikun po pyes që këto ditë SPAK-u i sekuestroi disa nga pasuritë dhe si për çudi edhe ti Klodjanë, edhe kolegët e tu gazetarë të kronikës së zezë, edhe mediumet ku ju punoni e zhurmoni çdo natë, edhe politika e majtë apo e djathtë, të gjithë pra keni mbyllur gojën e nuk po analizoni apo komentoni këtë peshkun e madh të qelbur kokë e këmbë ngecur në rrjetën e drejtësisë së re.

Po të shkruaj posaçërisht ty Klodjanë sepse 3 vjet rresht ti nuk ndale së bëri prudencën dhe zëdhënësen e Tikut, merrje lajmet e freskëta nga zyra e Tikut, zhurmoje pa fund në mbrojtje të dallavereve të Tikut dhe tymnajnosje aq shumë e aq dendur aq sa edhe ti u verbove e nuk shikoje më as Tikun dhe as veten tënde.

Pa apo me dashje edhe ti u bëre një barrierë e vogël në pengimin e reformës në drejtësi por gjithsesi nuk i prishe punë as vettingut dhe as yryshit popullor kundër mëkatarëve të drejtësisë.

E kuptoj sëkëlldinë tënde Klodjanë por hap sytë e reflekto gradualisht. Mos harro se në të njëjtën kohë zbritën nga katundi në Tiranë Lalat e Dibrës edhe Llallat e Gramshit vetëm me një ndryshim të vogël. Tikut i sekuestruan 5 milionë euro pasuri, ndërsa Klodjana ende nuk ka marrë honoraret e nëntorit.

Kaq kisha, të uroj shëndet dhe kurajo…

Më fal se harrova, shoqja jote ish prokurore dhe protektore Rovena Gashi e fitoi gjyqin në Strasburg?

VERITAS.COM.AL