3 makina u dogjën gjatë natës së kaluar në Tiranë. Makinat u dogjën në vende të ndryshme të kryqytetit, ndërsa nuk është konfirmuar, nëse ngjarjet kanë lidhje me njëra tjetrën.
Nuk ka pasur të plagosur nga djegia e makinave.
Policia ende nuk ka dhënë asnjë njoftim për ngjarjen. Lapsi.al mësoi se po hetohet për zjarrvënie të qëllimshme të mjeteve.