Francesco Guarascio dhe Jan Strupczewski
BRUKSEL (Reuters) – Ekzekutivi i Bashkimit Evropian tha të Mërkurën se kishte rënë dakord të blinte një furnizim të limituar të ilaçit remdesivir për COVID-19 nga prodhuesi i barnave Gilead për të menaxhuar nevojat afatshkurtra të pacientëve Evropianë,dhe shpresonte të ishte në gjendje të porosiste më shumë më vonë.
Anti-virali është ilaçi i vetëm deri më tani i autorizuar në BE për të trajtuar pacientët me simptoma të rënda të COVID-19,por pothuajse të gjitha furnizimet në dispozicion tashmë janë blerë nga Shtetet e Bashkuara.
Komisioni i BE-së ka pranuar të paguajë 63 milion euro (74 milion dollarë) për të blerë doza të mjaftueshme për të trajtuar rreth 30,000 pacientë, thuhet në një deklaratë.
Shtetet e Bashkuara nënshkruan një marrëveshje me Gilead në qershor për më shumë se 500,000 paketa trajtimi, e cila përbën pjesën më të madhe të prodhimit të kompanisë deri në shtator.
Çmimi i paguar nga BE duket se është në përputhje me kurset e këmbimit në fund të qershorit kur Gilead vendosi një çmim prej 2,340 dollarë për pacient për kombet më të pasura, megjithëse shumica e pacientëve në Shtetet e Bashkuara po paguajnë një cmim më te lartë.
“Kjo marrëveshje është në përputhje me çmimet e shpallura më parë,” tha Gilead në një deklaratë.
“Kjo kontratë përdor një kosto mesatare për dozë prej 345 euro,” i tha një zëdhënësi i BE-së Reuters, për një total prej gjashtë dozash për një pacient.
Ai shtoi se çmimi i rënë dakord ishte i vlefshëm “për periudhën e aksesit të kufizuar të furnizimit nga kompania “, duke sinjalizuar se mund të ndryshojë më vonë gjatë vitit.
Komisioni tha që kjo sasi do të përballonte “vetëm nevojat e menjëhershme”, dhe se ai ishte duke punuar tashmë për të siguruar doza të reja nga tetori.
Shumica e vendeve Evropiane kanë kaluar kulmin e pandemisë COVID-19 por një valë e re infeksionesh ditët e fundit ka shtyrë vendet të rivendosin kufizimet.
Ndërsa numri i shtrimeve në spital është në rritje në Evropë, ato mbesin shumë më poshtë se lartësia e shpërthimit në mars dhe prill, kur shumë spitale u tejmbushen.
VERITAS.COM.AL/