Edhe pse ndeshja e futbollit Maqedoni-Shqipëri do të zhvillohet sonte në një stadium me një kapacitet prej vetëm 6500 tifozët, masat e marra nga policia maqedonase janë mjaft të larta dhe kjo është parë pak orë para nisjes së takimit.

Një numër i madh forcash policore, por edhe mjete të blinduara janë vendosur rreth stadiumit.

Stadiumi “Mladost” në Strumicë për një kohë të gjatë ka qenë jashtë funksionimit dhe vetëm kohët e fundit Federata Maqedonase ka bërë ndërhyrjet e saj.

Gjithçka është e improvizuar në këtë impiant duke nisur që nga ambientet në hyrje të stadiumit e deri edhe te pankinat ku do të ulet kombëtarja shqiptare me këto ët fundit që ishin marrë me huazim nga stadiumi ”Filipi II”në Shkup, ndërkohë që janë vendosur edhe stola të rinj.

Veritas.com.al/