Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken ka drejtuar gishtin drejt Iranit për nxitjen e sulmit kundër autorit Salman Rushdie , teksa mediat atje përgëzuan 24 vjeçarin Hadi Matar, për tentativën për vrasje të autorit.
“Në mënyrë të veçantë, institucionet shtetërore iraniane kanë nxitur dhunë kundër Rushdie për breza të tërë, dhe mediat e lidhura me shtetin kohët e fundit kanë përgëzuar për tentativën ndaj tij. Kjo është e neveritshme, “tha Blinken.
Edhe pse Irani mohon përgjegjësin. Ministri i jashtëm i Iranit tha se liria e fjalës nuk mund ti justifikojë fyerjet e Rushdie ndaj fesë në librin e tij. Irani nuk ka asnjë informacion tjetër në lidhje me sulmuesin e dyshuar të Rushdie përveç asaj që është shfaqur në media, tha ai.
Libri i Rushdie, Vargjet Satanike , i botuar për herë të parë në vitin 1988, shkaktoi polemika për mënyrën se si e përshkruan profetin islamik Muhamed. Libri u ndalua në Iran dhe në vitin 1989, udhëheqësi suprem Ayatollah Ruhollah Khomeini lëshoi një fetua, dekreta fetar, që urdhëronte muslimanët të vrisnin Rushdie. Shkrimtari u fsheh për 30 vite pas kërcënimit me vdekje deri kur u sulmua të premten në New York.
Tashmë pas ditësh të tëra nën kujdes intensiv, agjenti i autorit tha se “rruga drejt rimëkëmbjes së Rushdie ka filluar”, por “do të jetë e gjatë”.