Kufizimi i Rusisë në eksportet e grurit ukrainas mund të ketë kontribuar në trazirat e Shri Lankës, tha Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe shprehu shqetësimin se kjo gjendje mund të çojë në kriza të tjera në botë.
“Ajo që po shohim në mbarë botën është rritja e pasigurisë ushqimore që është përkeqësuar ndjeshëm nga agresioni rus kundër Ukrainës”, u tha Blinken gazetarëve në Bangkok më 10 korrik.
Shri Lanka, një komb ishull në Oqeanin Indian, është shkatërruar me javë të tëra të trazirave të shkaktuara nga mungesa e madhe e ushqimit dhe karburantit.
Miliona tonë drithëra ukrainase eksportohen çdo vit në Afrikë, Lindjen e Mesme dhe pjesë të tjera të botës.
Por eksportet janë ndalur pasi marina ruse po i bllokon portet e Detit të Zi të Ukrainës.