SHBA mund të shpallë ndihmë shtesë për Izraelin ditën e sotme. Kështu u shpreh Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken për CNN.
“Ne po shqyrtojmë kërkesat specifike shtesë që kanë bërë izraelitët. Mendoj se ka të ngjarë të dëgjoni më shumë rreth kësaj më vonë sot,” tha Blinken.
Blinken u shpreh se drejtimi i presidentit Joe Biden ishte “të sigurohemi që ne po i ofrojmë Izraelit gjithçka që i nevojitet në këtë moment për t’u marrë me sulmet nga Hamasi”.
Ai deklaroi gjithashtu se SHBA-të kanë marrë raporte për amerikanë të zhdukur e të vdekur dhe administrata po për të verifikuar informacionin.
Në përgjigje të akuzave të republikanëve se administrata Biden ka qetësuar Iranin dhe se shkrirja e fondeve iraniane ka kontribuar në situatën në Izrael, Blinken përsëriti se asnjë para nuk është shpenzuar nga fondet e ngrira të destinuara për qëllime humanitare.
“Pra, njerëzit ose janë të keqinformuar ose janë keqinformuar. Dhe sido që të jetë, është e gabuar,”, shtoi ai./