Policia ka sekuestruar një shumë të konsiderueshme monetare. Përkatësisht, janë bllokuar 82 550 euro në Durrës dhe 12 820 paund në Rinas. Sipas policisë, eurot e sekuestruara në Portin e Durrësit ishin fshehur në autobusin e linjës “Durrës-Bari-Durrës”.
Për këtë rast u arrestuan dy shoferët e autobusit, të cilët nuk kanë deklaruar shumën monetare, të cilën tentuan ta fusnin ilegalisht në vendin tonë.
Kurse në operacionin e dytë në Rinas një të riu nga Burreli, por me banim në Londër, iu gjet dhe iu sekuestrua shumën prej më shumë se 12 mijë paund.
Ai nuk i kishte deklaruar ato në kufi, ndërsa autoritetet nisën menjëherë procedimin në gjendje të lirë për të riun.