Sekretariati i Etikës ka përjashtuar me 10 ditë, deputetin e Rithemelimit, Flamur Noka, për shkak të sjelljes së tij në seancën e fundit plenare.
PS-ja kërkonte përjashtimin edhe të Gazment Bardhit, Luan Baçit, Edi Palokës dhe Ervin Salianjit, mirëpo në mbledhjen e sotme masa u mor vetëm për Nokën.
Noka së bashku me deputetë të tjerë të opozitës bllokuan foltoren dhe më pas ndërhyri Garda.
Pas disa paralajmërimesh, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla përjashtoi nga seanca Nokën.