Youtuber-i kinez donte ti demonstronte ndjekësve te tij se mund të hante çdo gjë: vdiq i helmuar nga një shumëkëmbësh

Pina Francone

Një bloger kinez vdiq drejtpërdrejt në YouTube duke ngrënë insekte helmuese: dëshironte ti tregonte ndjekësve  të tij se ishte në gjendje të gëlltiste dhe treste çdo gjë.

Por përkundrazi ka kthyer kembet.

Shfaqja u transmetua, siç thamë drejtpërdrejt, në Dou Yu, YouTube kinez (i autorizuar nga qeveria e Pekinit): në një moment, gjatë marrëzisë, 35-vjeçari u ndje keq, duke rënë në tokë. Por videoja ka vazhduar, duke inkuadruar karrigen bosh për orë të tëra.

Një lojë e çmendur që i kushtoi jetën, e bëre nga një rrotë që nxirrte rastësisht atë çka do të hante: insekte helmuese, gjallesa te ndryshme, shumëkëmbësha, birrë dhe një liker tipik, baijiu. Ajo që zbuloi trupin e pajetë të blogerit, siç raportohet, kishte qenë e dashura e tij, e cila hyri dhe e gjeti kufomën e mikut të saj.

Hetimet janë në vazhdim nga policia, e cila ka hequr nga DouYu  videon e tragjedisë.

Veritas.com.al/