15 tetori është data në të cilën BE do të hapë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Lajmi është publikuar sot në të përditshmen amerikane ‘Bloomberg’, e cila shkruan sot se Bashkimi Evropian do të autorizojë fillimin e negociatave zyrtare të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut muajin tjetër.

“Në dritën e përparimit të arritur me reformat”, mbledhja e ministrave të BE-së në Luksemburg në 15 tetor do të vendosë “të hapen negociatat e pranimit” për Tiranën dhe Shkupin. “ thuhet në artikull.

Sipas ‘Bloomberg’ një dokument i pak kohëve më parë nuk i rekomandonte negociatat, dhe sikundër në muajin qershor, shtetet më hezituese ndaj zgjerimit me Ballkanin mbeten Franca, Holanda, Gjermania dhe Danimarka.

Qeveritë e BE-së perëndimore janë acaruar nga dështimi i disa kombeve lindore që iu bashkuan bllokut nga 2004 për të mbështetur sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.

Kështu ata janë të kujdesshëm të pranojnë anëtarët e rinj, ne zonen ku njerëzit, mallrat dhe shërbimet mund të lëvizin lirshëm.

Veritas.com.al/