Në fundjavën që po presim temperaturat do të na surprizojnë pasi do të jenë deri në 4 gradë më shumë.
Por java e ardhshme do të kthehet sërish në dimër.
Temperaturat do të ulen me poshtë se -10°C.
Ndërkohë meteorologia Tanja Porja ka folur në lidhje me këtë situatë.
A do të bie borë në Tiranë dhe zonat e tjera të Shqipërisë?
Për muajin janar shanset janë 100% që debora të prek Shkodrën dhe Lezhën. Shanset janë shumë të mëdha që gjatë periudhës 17-25 Janar, Tirana dhe Durrësi të preken nga reshjet e dëborës. Kjo periudhë do të jetë shumë e ftohtë për gjithë vendin.
Zona e cila ka më pak mundësi të preket nga reshjet e dëborës është zona poshtë Fierit deri afër Sarandës. Përjashtuar këtu Llogaranë e cila dhuron çdo vit një panoramë mahnitëse kur mbulohet nga dëbora.