Rreth 100 pasagjerë të një treni të vogël u bllokuan në errësirë dhe në të ftohtë teksa u ndërpre energjia në linjat elektrike të tensionit të lartë në Portland, Oregon.

Pasagjerët ishin bllokuar të paktën për tre orë derisa më në fund zjarrfikësit mbërritën të Shtunën në mëngjes- sipas raportimeve nga CNN. Asnjë nga pasagjerët nuk ishte dëmtuar.

“Mbetëm në errësirë” tha një nga pasagjerët, Jill Carroll, për stacionin e Portland. “Po bënte ftohtë e më ftohtë sa kohë kalonte…”.

Është e njëjta ndjesi për rreth 38 milionë amerikanë që tani ndodhen në kushtet e botës, akullit dhe ajrit të ftohtë.

Fundjavë e acartë

Përgjatë gjithë zonave që nga Montana deri në Texas dhe prej Maine për në Florida, temperaturat e larta në gjithë Amerikën do të bien nga 10 deri 25 gradë nën normalen.

Një valë tjetër e rrymave të ajrit nga Arktiku pritet që të godasë javën që vjen.

Moti me borë, deri më tani, ka shkaktuar dëme të mëdha në Midwest. Në Fowlerville, Michigan, një makinë e rëndë  në “Interstate 96”, vrau të paktën tre persona.

Në Ohio gjithashtu, nga kushtet e borës u përplasën, të paktën 50 kamionë- sipas zyrtarëve.
Kushtet e rrugëve nuk besohet se do të jenë më të mira gjatë ditëve të ardhshme.

Bora dhe akulli do të mbulojnë pjesën mes maleve të Perëndimit. Në pjesën më të madhe të North Dakota është nën erë të ftohtë dhe acar, ku temperaturat kanë rënë 25 deri 35 gradë Fahrenheit nën zero.

Edhe në pjesët e tjera të vendit pritet që të bjerë shumë borë.

” Bora do të ngrijë dhe kthehet në pudër, dhe do të ketë “ciklone” të vegjël me borë”- tha meteorologu i CNN, Derek Van Dam.

Masa më të ftohta ajri priten për javën e ardhshme në pjesën më të madhe në Amerikë.

/Veritas.com.al/

(FOTO: Steven Tyler: Qëndro në shtëpi dhe pi cokolatë të ngrohtë)/ 

(FOTO: Një nuse e çuditshme nuk e ndërpreu dasmën)

(FOTO: Në DC e ftohta rrjedh nga qielli)