Dardha, një nga destinacionet më të frekuentuara gjatë periudhës së dimrit, këtë fillimviti nuk kishte provuar ende flokët e parë të dëborës, e cila tashmë ka mbuluar një pjesë të juglindjes së vendit.

Një pjesë e qarkut të Korçës është mbuluar nga dëbora e rënë gjatë natës. Reshjet e dëborës kanë rënë në një lartësi mbi 1250 metra mbi nivelin e detit, ndërsa trashësia në zonën e Dardhës ka arritur deri në 10 centimetra.

Autoritetet lokale kanë marrë masat duke pastruar dhe kriposur rrugët dhe për pasojë lëvizja e automjeteve bëhet normalisht.