Për orë të tëra ka pasur një temë më të debatuar se të tjerat, ” çfarë fsheh Boris Johnson në vesh? Një kufje?”.
Kjo është dilema që çmendi Twitterin, ku anglezët pyesin se çfarë fsheh Kryeministri, me qëllim që t’i përgjigjet opozitës për administrimin e koronavirusit.
Ata që e ushqyen dyshimin se kryeministri ka një kufje, janë Laburistët, të bindur se fjalët e tij i sugjeroheshin nga këshilltari i tij shumë i besuar, Dominic Cummings.
Për të sqaruar, megjithatë, foli zëdhënësi: “Ai nuk mbante asnjë lloj kufje” e mbylli ai çështjen edhe pse dyshimi mbetet.
VERITAS.COM.AL