Marrëdhëniet mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara po shkojnë drejt asaj që do të jenë ‘sensacionale’ tani që Boris Johnson ndodhet në Downing Street, tha ambasadori Amerikan në UK.

Woody Johnson i tha BBC se të dy kanë mjaft të përbashkëta në stilin e tyre udhëheqës dhe dëshirën ‘për tí bërë gjërat’.

Ai la mënjane kritikat ndaj zotit Trump kur ishte kryetar i Bashkisë së Londrës dhe kur e quajti një “injorant mashtrues’.

Dhe ai tha se një Brexit pa marrëveshje nuk do ta ulte mundësinë e UK për të goditur marrëveshjen e tregtisë me SHBA.

Presidenti i SHBA ka mirëpritur ardhjen në pushtet të zotit Johnson, duke thënë se do të bëjnë ‘punë të mëdha’, madje duke e quajtur edhe ‘Trampi Britanik’.

Një mbështetës i Brexit, zoti Trump, ishte shumë kritik ndaj bisedimeve të ish kryeministres Theresa May me Bashkimin Evropian.

Ka pasur gjithashtu tensione mbi ndryshimin e klimës dhe pikëpamjet e presidentit Amerikan mbi racat dhe emigracionin, ndërsa një rrjedhje informacioni në kanalet diplomatike të Britanisë çoi në dorëheqjen e zotit Kim Darroch, si ambasador i UK në Washington.

Woody Johnson tha për Radio 4’s Today se puna e tij është të përqendrohet mbi gjërat ‘që na jemi dakord’.

“Ne në rrugën tonë do të kemi edhe përplasje, pa diskutim, por ne jemi dy vende të mëdhenj’, tha ai.

“Në qoftë se shikojmë përpara me optimizëm mes dy vendeve tona, ne do të ngremë më lart popujt tanë, për pavarësi a për të gjitha gjërat për të cilat ju votuat në referendum”.

“Unë mendoj se kjo është çfarë presidenti do dhe kërkon’.

Në vitin 2015, Boris Johnson, si kryetar i Bashkisë në Londër, tha se pohimi i  zotit Trump se disa pjesë të qytetit ishin “no-go areas” tregonte një “padituri mashtruese”, dhe tha se ishte ‘i papërshtatshëm për president’.

Por Woody Johnson tha se zoti Trump nuk është i bezdisur nga komentet.

“Marrëdhëniet e reja mes kryeministrit tuaj të ri dhe presidentit tonë… ‘do të jenë sensacionale’, tha ai. “Lidershipi i tyre ka shumë të përbashkëta. Të dy kanë stilin e tyre të veçantë por të ngjashëm- një vizion të qartë mbi atë se çfarë duan të realizojnë”.

Ai tha se UK do të jetë në ‘pararojë’ për marrëveshjen e tregtisë përderisa Brexit ka ndodhur dhe ai ishte ‘jo imperaiv’ për UK që të largohet nga BE me një marrëveshje, që të bëjë progres.

“Presidenti do të provojë dhe do ta shtyjë topin përpara- UK është aleati ynë më i rëndësishëm në siguri dhe në prosperitet. Ai e di këtë”.

VERITAS.COM.AL/