(foto: Sekretari i Shtetit për Punët e Jashtme i beri jehonë predikimit mbi fundin e botës)/
Sekretari për Punë të Jashtme i Mbretërisë së Bashkuar bëri një paralajmërim gjatë një takimi privat në Westminster, ditën e Mërkurë, duke i bërë jehonë predikimit mbi fundin e botës nga sulmet ushtarrake.
Boris Johnson ka paralajmëruar parlamentarët dhe qeverinë Konservatore se Koreja e Veriut mund të godasë Londrën me raketë në më pak se gjashtë muaj.
Dhe sekretari i Punëve të Jashtme tha privatisht në takimin e Westminster të Mërkurën se Shtetet e Bashkuara mund të tërheqë gjithë prezencën ushtarake nga Koreja e Jugut, për të hapur rrugë Kinës që të rrëzojë liderin e çmendur komunist Kim Jong-un.
Guximi i zotit Johnson për paralajmërimi- që zbulohet sot nga editorialisti i ‘The Sun’, James Forsyth, i bën jehoë predikimit të ngjashëm të fundit të botës nga sulmet ushtarake.
Sir Richard Barrons, ish- komandant i Komandës së Forcave të Bashkuara, tha në nëntor se shteti mashtrues mund zhvillojë programin e armatimit bërthamor, duke goditur edhe Mbretërinë e Bashkuar, brenda një viti e gjysmë.
Veritas.com.al/