(FOTO: Shefi i Eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem)/

Më në fund, Eurogrupi përdori sinqeritetin ose naivitetin e vet përmes bosit të tij. Kreu i Eurogrupit Jeroen Dijsselbloem paralajmëroi sot, e enjte, se Europa është “në të vetën” pasi Donald Trump u bë president i Shteteve të Bashkuara. Ai e quajti Trump-in “proteksionist”.

Por kjo do të jetë një shans për të forcuar BE-në- tha ai.

Trump i ka ngritur përpjetë zyrtarët e BE e quajtur aleancën me NATO një gjë të vjetruar dhe duke çmuar votën e Brexit për tu larguar nga BE edhe anëtarë të tjerë.

“Mua më është mbushur mendja se në vitet që vijnë ne do të jemi me tonën, që mund të jetë edhe gjë e mirë”, tha Dijsselbloem sapo arriti në Bruksel për bisedime me ministrat e financave të Eurozonës.

Pa Shtetet e Bashkuara, aleatin historik dhe proteksionist, Dijsselbloem sugjeroi e rruga e mëtejshme duhet të jetë me lidhje më të ngushta ekonomike dhe të mbrojtjes mes kombeve të vetë BE.

Ai la të nënkuptuar se do të jenë pa Shtetet e Bashkuara.

“Ndoshta kjo është çfarë i duhet Europës- të punojmë se bashku në një rrugë më të mirë dhe më produktive, t’i zgjidhim bashkë problemet, të forcojmë ekonominë balancat ekonomike dhe situata për mbrojtjen tonë”, tha Dijsselbloem, i cili është njëkohësisht ministër i Financave i Holandës.

“ Kjo varet nga ne tani, që mund të jetë gjë e mirë”, tha ai.

/Veritas.com.al/