Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka reaguar pas sulmeve ajrore të SHBA-së kundër Sirisë, gjegjësisht bazave ushtarake të ushtrisë siriane.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se sulmet ajrore të SHBA-së në një bazë siriane kanë thyer ligjin ndërkombëtar dhe do t’i dëmtojnë lidhjet SHBA-Rusi, shkruan Reuters.

Zëdhënësi i Putinit, Dmitru Peskov, ka cituar liderin rus të ketë thënë se Putin e sheh si “agresion kundër një kombi sovran” sulmin ajror të SHBA-së në Siri.

Peskov ka thënë se Siria nuk ka armë kimike dhe se ky veprim i SHBA-së në mënyrë të pashmangshme do të krijojë një pengesë serioze për të krijuar një koalicion ndërkombëtar për të luftuar terrorizmin.

Veritas.com.al/