Një analist lufte ka kritikuar liderët e BE-së  se kanë dështuar për të pranuar se “bota Perëndimore ndodhet në luftë”, dhe paralajmëroi se Europa do të shikojë sulme më të egra terroriste të kryera nga ekstremistët Islamik.

“Shumica e politikanëve nuk duan të pranojnë se bota Perëndimore është në luftë dhe se mund të veprojë në përputhje …. Përgjigjet e politikës janë, në shumicën e rasteve, janë të papërshtatshme”, tha Lukáš Visingr për kanalin televiziv Çek, ČT24.

Zoti  Visginr shtoi se periudha e fundit e qetësisë pas vërshimit të sulmeve terroriste të frymëzuara nga ekstremistët Islamik ku përfshihen Ura e Londrës, Manchester, Champs Elysees, Paris, dhe sulmi në Barcelona gjatë verës së vitit 2017-  nuk do të merren si të përhershme.

“Informatorët paralajmërojnë se qindra mijëra xhihadistë të stërvitur mirë ndodhen në Europë dhe janë gati të kryejnë sulmet”, tha ai, duke shënuar se këta militantë të Shtetit Islamik po kthehen nga zonat e luftës në Lindjen e Mesme pasi u përballën me dështimin ushtarak.

Specialistët e sigurisë gjithashtu kanë zbuluar se sulmet terroriste deri më sot janë kryer nga ‘njerëz amatorë, ata nuk ishin njerëz që u trajnuan në mënyrë të veçantë nga terroristët ‘profesionistë’ siç është Shtei Islamik”

“Kur ky brez i ri (të kthyer, të stërvitur nga Shteti Islamik) fillojnë sulme, unë mendoj se ne jemi duke shkuar drejt gjërave shumë më të këqija”.

“Jam i bindur se do të ketë sulme më të gjëra ekstremiste Islamike në Europë”, paralajmëron  Visginr.

Veritas.com.al/