Eshtë ditë e trishtuar në jetën e Brad Pitt… Por Paramount Pictures ka një  film për të promovuar. Momenti ideal për të paraqitur spotin e “Aleatët”.

Filmi del në 23 nëntor në premierë botërore, e ku mund të gjendej moment më i përshtatshëm për promovim sesa dita kur gjithë bota veç për një gjë flet: Angelina Jolie dhe Brad Pitt po divorcohen.

Aleatët, dramë që mban siglën e Robert Zemeckis, rrëfen historinë e dashurisë midis një agjenti të fshehtë Max Vatan (Brad Pitt) dhe partizanes franceze Marianne Beausejour (Marion Cotillard) gjatë një misioni të rrezikshëm në Afrikën e Veriut në 1942. Të mbledhur në Londër, marrëdhënia e tyre do të vihet në rrezik për shkak të tensioneve që lidhen me Luftën.

“E dërrmuar” nga thashethemi

Një akuzë bezdisëse nga moment që shtypi anglo-sakson nuk flet për gjë tjetër: Marion Cotillard na qenkësh në zanafillën e Braxit-it. E thotë këtë New York Post: Angelina Jolie e ka kërkuar divorcin sepse e Brad Pitt e tradhtonte me aktoren franceze. Thashethemi ka rrjedhur nga “një burim shumë i sigurt që e di mirë” dhe është zbardhur në media. Një thashethem pra i pabazuar që dëmton pa të drejtë reputacionin e Marion Cotillard përtej Atlantikut. Ajo është e “dërrmuar” nga ky thashethem, sipas një burimi afër çiftit Cottilard dhe Guillaume Canet, i pyetur nga Daily Mail.