Kryeministri Rama :
Bindja ime është e fortë se për Shqipërinë dhe për të gjitha vendet rreth tryezës, zgjerimi është bekim për BE-në. Duhet të dimë se e ardhmja jonë evropiane është një përgjegjësi e përbashkët rajonale. Jemi këtu për të folur hapur, për të ndarë pikëpamjet tona dhe për të vendosur së bashku për vitin e ardhshëm.
Dua të falënderoj Marta Kos për angazhimin e saj të jashtëzakonshëm për Ballkanin Perëndimor. Ajo ka qenë një zë i fortë për ne dhe për BE-në.
Kur bëhet fjalë për zgjerimin, duhet të qëndrojmë të vendosur dhe të mos bëjmë lëvizje që mund të sjellin pasoja në formën e vonesave.
Komente