(FOTO: Bred Pitt dhe Angelina Jolie)

Nga Katia Fache/

Pas fillimit të negociatave  për kujdestarinë e fëmijëve mendohej se çifti do të qetësohej paksa. Përkundrazi po ndodh krejtësisht e kundërta.

I gatshëm për gjithçka për të marrë kujdestarinë e përbashkët të fëmijëve të tij, Brad Pitt nuk pranon më të dorëzohet, ai sulmon.

Aktori 52 vjeçar ka deklaruar së fundmi se zotëron regjistrimi kompromentuese për ish-gruan e tij, aktoren Angelina Jolie.

Për të shmangur skandalin, Brad Pitt saktëson se i ka regjistrimet, por nuk ka ndërmend t’i përdorë. Kushti i vetëm është që Angelina Jolie të mos vazhdojë ta diskreditojë në media. 

 Në të vërtetë, sipas thashethemeve aktori ka ushtruar dhunë mbi fëmijët e tij, konkretisht mbi Maddox, çka ishte edhe shkaku i prishjes së çiftit hollivudian. U duk se qe gjetur një marrëveshje e përkohshme nga ish-dyshja glamour, por Angelina Jolie me sa duket e ka kërcanuar Brad Pitt-in se do të japë dëshmi për dhunën dyshuar. Ajo kërcënon gjithashtu se do të publikojë provat e abuzimit mbi fëmijët e tyre.

Për aktorin kjo është e tepërt. Ai ka vendosur të mos dorëzohet dhe ka hedhur në treg ekzistencën e regjistrimeve audio kompromentuese për ish gruan e tij.

Sipas medias angleze The Sun, aktorja do të bënte mirë të ishte e matur, pasi regjistrimet janë aq befasuese sa ajo mund të humbasë kujdestarinë e gjashtë fëmijëve të saj.

Pavarësisht kërcënimeve për të bërë publike regjistrimet audio, Brad Pitt uron të mbetet deri në fund një gentleman, duke pohuar se ai nuk dëshiron të arrijë deri në këtë pikë, por gjithçka do të varet nga sjellja e Angelina Jolie…

Nëse Brad Pitt qe përjashtuar deri tani nga Shërbimet e mbrojtjes së fëmijëve të Los Angeles, beteja duket se nuk është mbyllur aspak.

/Veritas.com.al/