(Kandidati i krahut të djathtë eliminon Fernando Haddadin, trashëgimtarin e Lula-s. Por për të zgjedhur presidentin do të duhet balotazhi)/
Janë zgjedhje ndoshta historike ato që Brazili sapo ka përfunduar. Sondazhet flasin për një kokë më kokë midis Bolsonaro,kandidati i së djathtës ekstreme dhe Fernando Haddad, pasardhësi i Lula da Silva.
Dhe megjithëse parashikimet e para lënë të mendojmë se në fund do të jetë i nevojshme raundi i dytë për të përcaktuar një fitues, Bolsonaro dëshmon të ketë një avantazh të dukshëm mbi kundërshtarin.
Me 70% të qendrave të numëruara, kandidati i krahut të djathtë është 48% ndërsa Haddadi është rreth 27%. Për pak Bolsonaro nuk arriti të çojë në shtëpi rezultatin që në raundin e parë. “Ne 28 do te shkojmë në plazh,” u tha ai gazetarëve pas votimit në qendrën e tij, në Rio de Janeiro duke thënë se ai ishte i bindur se nuk do të ketë nevojë për balotazh. Por, nuk ka shkuar kështu. Ndërkohë, megjithatë, ka shpjeguar tashmë Bolsonaro qartë se nuk ka qellim ti japë jete ndonjë koalicioni në qoftë se do duhet të mbizotërojë: “Nuk do të ketë negociata partiake. Kam marrë tashmë mbështetjen e parlamentarëve rurale dhe evangjeliste: janë 350 deputetë dhe senatorë të cilët janë me ne “. Dhe përsëri: “. Ne pranojmë mbështetjen e atyre që, me titull spontan dhe personal, dëshirojnë të jenë me ne. Nuk premtojnë asgjë në këmbim, por kërkojmë që ata të bien dakord mbi parimin themelor, të fshijmë të majtën”.
Pavarësisht balotazhit, rezultati te le megjithatë te mendosh se Brazili është gati të ndryshojë kursin e Brazilit pas presidences se Lula dhe Dilma Rousseff. Eksponenti kryesor i Partisë së Punëtorëve, megjithatë, doli i mundur nga zgjedhjet per Senatin në shtetin e Minas Gerais.
Sipas sondazheve të Ibope, publikuar në faqet e internetit të mediave të ndryshme braziliane, Rousseff në fakt mori vetëm 15% të votave, duke u renditur ne vend te katërt. Shumë larg nga pragu për të shpresuar për arritjen e vendeve. Tani Haddad do të duhet të shpresojë të rifitojë terren për balotazhin, ku shpreson të gjejë “mbështetjen e kandidatëve të tjerë të moderuar” dhe “personaliteteve të ndryshme që kane ne zemër të ardhmen e Brazilit” për të krijuar një lloj “rezistence demokratike” për të djathtën. “Nuk mund të hedhim ne ere 30 vjet të arritjeve civile të demokracisë sonë “, tha kandidati per president pasi ka votuar në San Paolo.
Por rruga është ne ngjitje. Bolsonaro gjatë ditës kishte koleksionuar edhe mbështetjen e ish futbollistit Ronaldinho. “Për një Brazil më të mirë, dëshiroj paqen, sigurinë dhe dikë që të japë gëzim, Zgjodha të jetoj në Brazil dhe dua një Brazil më të mirë për të gjithë”, ka shkruar Topi i Artë 2005 në profilin e tij të Twitter. Në fotografinë e publikuar në një profil me 18 milionë ndjekës, Ronaldinho ka treguar fotografinë e tij me një bluzë me numrin 17, kodi i kandidatit të djathte për votimin elektronik. “Faleminderit shumë Ronaldinho, është një nder”, është përgjigjur kandidati për president gjithmonë në rrjetet sociale.
Veritas.com.al/