Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mesditën e kësaj të premteje në Sanxhak të Kurbinit. Sakaq, persona të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri plumbash ne drejtim te banesës së Skënder Likës, një emër i njohur për drejtësinë shqiptare.
Ende nuk dihet mese ka persona të lënduar. Gazetari i ABC News, Gjergj Figuri raporton se në mars të këtij viti, Likës iu vendos dhe lëndë plasëse në banesë.
Skënder Lika, është babai i Llej Likës, autori i akuzuar për vrasjen e biznesmenit Rakip Roli. Ndërkohë nipi i tij, Ilir Lika ekzekutoi me armë zjarri në një hotel në Mamurras dy biznesmenët, Paulin Gjergji dhe Bujar Lika.
Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes për të hetuar veprimet kriminale dhe identifikuar autorët.
Kush është Skender Lika?
Skëndër Lika është shpallur në kërkim nga policia si autor i dyshuar bashkë me djalin e tij për vrasjen e Rakip Rolit 2 vite më parë po në Sanxhak.
Djali i Skënder Likës dhe viktima, Rakip Roli ka qenë hetuar më parë për trafik të lëndëve narkotike, ndërsa Roli ishte po ashtu edhe pronar i një biznes të madh në zonën e Laçit.
Skender Likaj eshte xhaxhai i Ilir Likaj, i arrestuar tre vite më parë si autor i dyshuar i ekzekutimit të dy biznesmenëve Paulin Gjergji dhe Bujar Lika në Laç.
Likaj dyshohet se e kreu krimin bashkë me Bujar Lamajn dhe dy persona të tjerë duke patur lidhje me elementë kriminalë të njohur në zonën e Laçit dhe Mamurrasit.
Skënder Lika është po ashtu vëllai i Myslim Likës, i plagosur në një atentat në Mamurras. 63-vjeçarit iu bë atentat në momentin që po kthehej nga funerali i së motrës, e cila u vetëvra me armë gjahu.
Vëllai i Skënder Likës, ka qenë i dënuar me 25 vite burg për vrasje në vitin 2000.
Ekzekutimi i biznesmenëve
Biznesmenët Bujar Lika, 37 vjeç dhe Paulin Gjergji, 53 vjeç, u ekzekutuan mbrëmjen e 30 majit të vitit 2020 në një hotel në zonën e Mamurrasit. Lika vdiq në vendin e ngjarjes, Gjergji ndërroi jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë. Nga përplasja me armë brenda hotelit mbeti i plagosur Kreshnik Tusha, në radhët e grupit të atentatorëve.
Viktima Bujar Lika është gjetur nga Policia me armë në dorë, ndërsa burime bënë të ditur se ai ka qëlluar deri sa i janë mbaruar fishekët.