Boris Johnson do të kërkojë zgjedhje të përgjithshme më vonë, nëse Laburistët dhe rebelët e Konservatorëve do t’ia arrijnë të bllokojnë një Brexit pa marrëveshje me BE në 31 tetor.

Kryeministri ka thënë se nuk do të pranojë një tjetër vonesë të Brexit  por një ligj që e  detyron atë që të kërkojë një shtyrje tjetër nëse nuk ka marrëveshje, është gati të miratohet në Parlament.

Ai ka nevojë për dy të tretat e anëtarëve të Parlamentit për të nxitur zgjedhjet, por laburistët dhe partitë e tjera nuk do ta mbështesin në këtë lëvizje.

Vendimi për përjashtimin e 21 rebelëve të Tory ka krijuar kundër-akuza në parti.

Grupi i ish ministrave, ku përfshihet edhe ish kancelarët Philip Hammond dhe Ken Clarke, kanë insistuar se do të vendosin interesat e vendit përpara interesave të tyre.

Por ministri Kwasi Kwarteng tha se është e drejtë e Parlamentit që të tërhiqet, ashtu sikurse ata mund të mos kundërshtojnë qeverinë në “politikat kyç të ditës”.

Një ditë tjetër e një drame në Westminster, Boris Johnson do të përballet në sesionin e parë të pyetjeve ndaj kryeministrit pasi ka humbur shumicën në Parlament ditën e Marte.

Veritas.com.al/