Qeveria thotë se do të vazhdojë me përpjekjet për të kaluar marrëveshjen mbi Brexit, pavarësisht nga pengesat e mëdha ndaj planeve të saj.
Boris Johnson duhet të kërkojë një shtyrje nga BE nga largimi i Britamnisë në 31 Tetor, pasi anëtarët e Parlamentit mbështetën lëvizjen për një vonesë të marrëveshjes ditën e Shtune.
Por sekretari për Punët e Jashtme, Dominic Raab tha se është mjaft i sigurt se ligjvënësit do ta mbështesin marrëveshjen javën që po vjen, dhe se Brexit do të ndodhë në afati e caktuar.
Laburistët, megjithatë, kanë thënë se do të mbështesin lëvizjen për ta dërguar marrëveshjen në referendum.
No 10 tha se kreyministri i ka dërguar Brukselit një ‘ letër të Parlamentit’- të pa firmosur- dhe e shoqëroi atë me një letër të dytë të firmosur- ku shpjegon pse mendon se shtyrja e afatit do të ishte një gabim.
Veritas.com.al/