(FOTO: Jean- Claude Juncker)/

Përpjekjet për të siguruar qytetarët e BE që jetojnë në Britani rreth të ardhmes pas Brexit janë ‘hapi i parë por jo i mjaftueshëm”, tha zyrtari më i lartë i BE, Junker.

Sipas një plani të shpallur nga Theresa May, shtetasit me kombësi nga shtetet e  BE që jetojnë në Britani, do të duan edhe pesë vjet ‘për të gjetur statusin’ e tyre në raport me të drejtat shëndetësore dh përfitime të tjera.

Kryeministrja tha se njerëzit meriojnë siguri, por bosi i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker tha se duhet më shumë kohë.

Qytetarët që votuan Brexit si dhe liderët e kësaj Lëvizjeje, thonë se akoma ‘ka më shumë pyetje se përgjigje’ ndaj Brexit.

Shumë britanikë, gjithashtu, që jetojnë në vendet e BE janë të shqetësuar rreth asaj se çfarë nënkuptohet për marrëveshjen reciproke.

Statusi i caktuar mund t’u japë qytetarëve të BE të drejtën që të qëndropjnë në Britani deri në 30 Mars 2019- dhe t’u japë disa të drejta mbi pasurinë, pensionet dhe arsimimin siu qytetarë të UK.

Kryeministrja gjithashtu premtoi që të modernizojë sistemin, duke përfshirë edhe anulimin e një aplikimi të gjatë prej 85 faqesh me kërkesa për të qëndruar në UK.

Veritas.com.al/