Festa e socialistëve ka nisur në sheshin “Skëndërbej”, pas fitores historike në zgjedhjet e 25 prillit, Kryeministri Edi Rama i aka dedikuar këtë fitore nënës së tij, Aneta, e cila nuk jeton më, duke thënë se “shpreson që të jetë krenare për të”. Ai ka vlerësuar maksimalisht kundërshtarin politik, PD dhe Lulzim Bashën, duke ftuar këtë të fundit që të pranojë humbjen e dinjitet, pasi sipas tij bëri sa mundi. Nga ana tjetër, nuk përmendi aspak LSI.

PS ka marrë deri më tani 73 mandate, duke u bërë partia e parë në vend që do të qeverisë për tre mandate radhazi.

PD ka njohur një rritje krahasuar me zgjedhjet e kaluara, ku deri më tani ka marrë 59 ulëse në Kuvendin e ri krahasuar me 46 që ka pasur në 2017. Ndërkohë LSI ka patur një humbje të madhe, ku ka arritur që të marr vetëm 5 mandate nga 19 që ka pasur në zgjedhjet e kaluara.

Vijon…