
Pasi projektligji mbi Brexit, sot në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar u bë ligj, kryeministri Boris Johnson ka thënë se ‘më në fund… mbetën edhe tetë ditë!’.
Marrëveshja e largimit nga BE ka marrë edhe pëlqimin e Mbretërisë, dhe kjo do të thotë se ai është bërë ligj dhe se Mbretëria e Bashkuar zyrtarisht do të largohet nga BE në 31 janar, 2020.
Zëvendës kryetari Nigel Evans e lexoi ligjin në Dhomën e Përfaqësuesve ditën e Enjte:
“Kam për të njoftuar Dhomën se në marrëveshje me Aktin Mbretëror 1967 që Hirësia e Saj firmoi kemi marrëveshjen me Mbretërinë për aktin si më poshtë: Bashkimi Evropian ( Akti i largimit) Akti 2020,” duke nënkuptuar që projektligji është kthyer në ligj”.
Veritas.com.al/