Një humbje tjetër për Theresa May: prape hidhet poshtë marrëveshja e saj mbi Brexit. Dhe tani dalja nga Bashkimi Evropian gjendet përballe një udhëkryqi që nuk mund të anashkalohet.

Për të tretën herë, Parlamenti i Westminster ka refuzuar marrëveshjen me Brukselin, këtë herë me një diferencë prej 58 vota. Premtimi i May-it për të dhënë dorëheqjen së shpejti nëse marrëveshja miratohej nuk vlejti asgjë.Ashtu si nuk shërbeu as ajo që udhëheqësit e fraksionit euroskeptik brenda konservatorëve, duke filluar nga Boris Johnson, pas lëkundjeve të gjata, te kalonin në favor.

Në të vërtetë, është shfaqur vendimtar opozicioni i sindikalistëve protestantë irlandezë te veriut, të cilët i frikësohen ndarjes se Ulsterit nga Britania e Madhe, në rast se marrëveshja me Brukselin zbatohet.

Tani mbeten dy skenarë të mundshme. Siç vuri në dukje vetë May,e cila foli për “pasoja të rënda”, perspektiva automatike është qe Britania e Madhe te fluturoje jashtë BE-së më 12 prill, pa asnjë marrëveshje.

Hard-Brexit, zgjidhja më e vështirë. Ose do duhet ti kërkojnë Evropës një zgjatje tjeter të gjatë prej të paktën dymbëdhjetë muajsh, por në këtë rast Londra do të jetë e detyruar të marrë pjesë në zgjedhjet evropiane në maj.

Hipoteza sureale, nuk ka nevojë as për të shpjeguar arsyet (nga referendumi, per saktesi, kane kaluar gati tre vjet).

Veritas.com.al/