Theresa May do të takojë liderët e BE dhe zyrtarë të BE sot e Martë për bisedime me qëllim që të shpëtohet marrëveshja e saj mbi Brexit.

Ajo po mban bisedime me kryeministrin e Holandës, Mark Rutte dhe kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel pas shtyrjes së votimit në Dhomën e Përfaqësuesve mbi marrëveshjen.

Kryeministre e Mbretërisë së Bashkuar ka thënë se ka nevojë ‘siguri të mëtejshme’ rreth kufijve të Irlandës së Veriut me qëllim që të mbështetet nga anëtarët e Parlamentit.

Presidenti i komisionit Europian, Jean-Claude Juncker tha se BE mund të mos ‘ri negociojë’ marrëveshjen, por megjithatë ka vend për ‘qartësime të mëtejshme’.

Kryeministrja nënkuptohet se do të kërkojë garanci ligjore me qëllim që Britania të mos zihet në grackë me planin e papërfunduar të Irlandës së Veriut.

Veritas.com.al/