Nga: Victoria Friedman/

Ikona e filmit francez Brigitte Bardot iu ka bërë thirrje ndjekësve të saj që të mos votojnë për Emmanuel Macron në zgjedhjet presidenciale të Francës ditën e Dielë. Ajo ka thënë se ju mund të shikoni mungesën e dhembshurisë në ‘sytë e tij të ftohtë dhe si prej çeliku”.

Mbrojtësit e të drejtave të kafshëve iu shkruan në twitter mbështetësve të Macron që të mos e votojnë atë. Ata thanë se kanë frikë se situata me kafshët mund të degjenerojë nën presidencën e tij.

“Përbuzja që manifeston për vuajtjen e  kafshëve mund të shihet në mungesën totale të empatisë e cila reflektohet në ftohtësinë dhe nuancat e çelikta të syve.

“Ndërsa skandalet po rriten, ai mori anën e shoqatave propaganduesve bosh dhe të gjuetarëve të kafshëve që po luftojnë kundër lobingjeve që mbështesin Macron me qëllim zëvendësimin e tyre”.

Një nga më të mirënjohurat si simbol i seksit në vitet 1950- 1960, Bardot, u shfaq si mbështetëse e kandidates populiste Marine Le Pen që në fillim të vitit. Në një intervistë të gjatë me ‘Le Figaro’ që boton çështje kulture, zonja  Bardot u pyet se çfarë mendon për kulturën bashkëkohore.

“Ne jetojmë në një epokë kur çdo gjë është vulgare, ordinere dhe mediokre”, tha Bardot . “Franca nuk do të ketë më atë shkëlqim dhe atë madhështi që kishte.”

/Veritas.com.al/