Thelbi i çështjes është: Ish-burri i Brigitte Macron ishte kaq i mërzitshëm sa që ajo u bashkua me një të mitur. Ose Macron, presidenti i ardhshëm francez. Kjo përmbledhje ekstreme e librit skandal që po bën të eksitohet Francën, një portret intim i damës se pare Brigitte, 66 vjeç, bashkëshorte e Emmanuelit 26 vjet më i ri.

Në libër është fëmijëria, shkolla e murgeshave, vdekja e motrës shtatzënë dhe nënë e një vajze pesë muajsh. Më pas – lexohet tek Il Giornale – është ish-bashkëshorti, martuar me te në moshën 21 vjeç, me të cilin ka bere tre fëmijë, por që e ka lënë për studentin e ri ambicioz, tani i bëre president i Republikës Franceze. Biografia quhet Il venait d ‘avoir dix-sept ans (ed JC Lattès) dhe është shkruar nga gazetarja e Journal du Dimanche dhe e Vanity Fair, Sylvie Bommel. Çfarë do të thotë titulli? Pak a shumë: Sapo kishte mbushur 17 vjeç.

Pjesa më interesante ka të bëje pikërisht me atë dedikuar ish burrit André Auzière. Është përshkruar nga kush e ka njohur si “një copë buke”, që “nuk fuste kurrë hundën ndërsa ne me Emmanuelin shkonim në shtëpi për të studiuar me gruan e tij”, tregon një prej ish nxënësve të Brigitte.”I matur” dhe “i heshtur”, shumë i butë për një grua shumë të gjallë, le të themi kështu. Me pak fjalë, Brigitte ishte shumë e mërzitur. Prej aty, ecejaket me një të mitur.

Veritas.com.al/