Britania e Madhe po i drejton sytë nga Kina, në një kohë kur marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara, aleatin historik të vendit, nuk janë në momentin e vetë më të mirë.
Kryeministri britanik Keir Starmer zhvilloi një vizitë në Kinë, ku u taklua me presidentin Xi Jinping. Starmer I cilësoi bisedimet shumë produktive dhe njoftoi se Pekini ka hequr vizat per qytetaret britanike, ndersa diskutime pati edhe ne liidhje me tarifat për uiskin dhe shkëmbimin e informacionit mbi emigracionin e parregullt.
Starmer, një laburist, ishte kryeministri I parë britanik që viziton Kinën në tetë vjet.
Marrëdhëniet mes dy vendeve ishin tensionuar për shkak të akuzave për spiunazh kinez në Britaninë e Madhe, mbështetjes së Kinës për Rusinë në luftën e Ukrainës dhe shtypjes së lirive në Hong Kong, ish-kolonia britanike që iu kthye Kinës në vitin 1997.
Udhëheqësi i Mbretërisë së Bashkuar tha se do të mbrojë sigurinë kombëtare duke vazhduar dialogun diplomatik dhe bashkëpunimin ekonomik me Kinën.
Starmer njohu faktin se Kina është një lojtare e rëndësishme në skenën globale dhe është jetike ndërtimi I një marrëdhënieje më të sofistikuar ku mund të identifikohen mundësitë për të bashkëpunuar.
Lideri labursit theksoi se Kina, është e gatshme të zhvillojë një partneritet afatgjatë dhe shtoi se mund të arrihet një rezultat që mund t’i rezistojë provës së historisë.
Starmer është udhëheqësi i fundit perëndimor që ndërmerr angazhime të rëndësishme diplomatike me Kinën, ndërsa tarifat e presidentit amerikan Donald Trump kanë kërcënuar rendin global ekonomik.
Vizita e Starmer vjen menjëherë pas asaj të kryeministrit kanadez Mark Carney, i cili nënshkroi një marrëveshje ekonomike me Pekinin për të shembur barrierat tregtare, duke shkaktuar zemërimin e Trump, I cili kërcënoi me tarifa 100% për Otavën.
Komente