‘E pavërtetë nga fillimi deri në fund’, ky ishte komenti i Kryeministrit Rama nga Kuvendi lidhur me emrat e 2 ministreve dhe një ish ministreje në listën e publikuar nga hakerat iranianë. Listat e publikuara nga hakerat iranianë, të nxjerrë nga sistemi i Policisë së Shtetit bashkë me email-et e ish-kryepolicit Gledis Nano, zbuluan edhe emrat e Elisa Spiropalit, Ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentit, Niko Peleshit Ministri i Mbrojtjes dhe ish-ministrja e mbrojtjes, Kodheli.

Nisur nga një replikë me deputetin e PD-së Ferdinand Xhaferraj dhe akuzat e opozitës me sulmet kibernetike Rama iu përgjigj duke thënë se asnjë sulm nga hakerat iranianë nuk ka mundur të depërtojë në sisteme. Duke iu përgjigjur edhe akuzave të përfshirjes së dy ministrave dhe ish- ministres së mbrojtjes Mimi Kodheli, Rama tha se të gjitha këto janë një vorbull, politikanësh e gazetarësh prodhojnë një tubacion llumi që çdo haker, mund të bëjë hajgare. Kryeministri Rama gjithashtu tha se fotot e publikuara nuk janë nga sistemi MEMEX dhe se të gjitha fotot e shpërndara të ministërve të përfshirë janë fotomontime.

Kreu i qeverisë fajësoi opozitën se kontribuojnë në dezinforimime të publikut duke ngritur çështje pa vlerë dhe hipotetike për diskutim.

E fundit që kam, mos bëhemi qesharak dhe për çdo gjë që ndodh i japim një unikalitet sikur ndodh këtu, sot në RMV ka një sulm kibernetik, janë të përditshme, jemi marrë me sulme të vazhdueshme e s’kemi pasur asnjë problem, ky është një sulm shumë i madh por nuk e ka realizuar qëllimin, kështu që mos u kuturisni në konkluzione qesharake dhe po ju them prapë që ai sulm nuk e ka realizuar qëllimin.

Ajo historia si ajo lista sot, që flet për se çfarë terreni gjen në kanale dhe portale tona, plus edhe në politikën tonë, një grup që ka qëllime dashakeqe ndaj vendit, dhe me një listë të fotomontuar ku përzihen kriminelë me politikanë dhe gazetarë fut në vorbull një dynja që hedh dyshime, nuk ka më terren pjellor për veprim dashakeq ndaj vendit tonë sesa kanalet, portale dhe ju. Falë kësaj fuqie në tubacion llumi, mund të bëjë hajgare çdo gallataxhi se ngriheni në këmbë se cilat janë lidhjet me krimet duke bërë fotomontazhe, ajo që ka dalë nuk është MEMEX…’- tha Rama