Britania e Madhe i dërgon Ukrainës edhe 6 mijë raketa të tjera dhe 25 milionë paund në mbështetje të luftës ndaj Rusisë.
Sasia e fundit e armatimeve nga Britania ka pësuar një rritje prej 120 përqind pasi më parë dërgoi edhe 4 mijë sisteme antitank. Dërgesa e fundit përfshin raketa Javelin dhe antitank, të njohur si NLAW, armët e së ardhmes.
Lajmi është bërë i ditur mbrëmjen e së mërkurës nga kryeministri Boris Johnson mes frikës së Kievit po i mbarojnë armët.
Po ashtu, Mbretëria e Bashkuar do ta mbështesë edhe me 25 milionë paund ushtrinë ukrainase të Volodymyr Zelensky.
Daily Mail shkruan se Johnson do të kërkojë në samitin e sotëm të NATO nga anëtarët e tjerë të rrisin mbështetjen, pasi Gjermania dhe Franca u akuzuan se nuk respektuan premtimet e tyre të furnizimit me armë.