Mbështetësit e parti ve Britanike që kryesojnë  ‘Brexit-in’  i kanë kërkuar kryeministres Theresa May që të shfrytëzojë avantazhin nga dobësimi i kancelares gjermane Angela Merkel në dështimin për krijimin e qeverisë.

Theresa May raportohet se ka rënë dakord me kabinetin e saj për afërsisht dyfishi e ‘faturës së divorcit’ të Brexit, por Iain Duncan Smith, ish- lideri i Partisë Konservatore, i kërkoi asaj që të “rrijë e të presë”, raporton ‘The Times’.

Jacob Rees-Mogg, deputet për  ‘North East Somerset’, tha se do të ishte një “budallëk” nëse i shmangemi kësaj oferte në kohën kur zonja Merkel ka nevojë të risigurojë votuesit Gjermandhe bizneset se përsëri do të jetë e aftë të bëjë tregti me Mbretërinë e Bashkuar.

Ai i tha gazetës se: “Të aprovosh një faturë të lartë për divorcin në këtë moment, do të ishte një budallëk… Si për Gjermaninë dhe potencialin e saj ekonomik, shqetësimi është më i vogël  se sa mund të ishte rreziku i dëmit ndaj saj sikur industria nga Mbretëria e Bashkuar të impononte tarifa mbi eksportin”.

Veritas.com.al/