Britanikët do të rifitojnë pasaportat blu që kanë një rëndësi kaq të madhe si simbol kombëtar, që ishte zëvendësuar si një dokument i zbehtë i Bashkimit Europian në vitet 1980.

Të  kthyera në një ‘Blu të Vjetër’, me fjalen e famshme që nga viti 1920 deri në zëvendësimin e saj nga BE, pasaportat do të jenë të vlefshme që nga Tetori 2018.

“E njohur nga shumë njerëz që votuan në atë referendum, ata duan që t’i shikojnë gjërat që janë ndryshe”, tha Brandon Lewis, Ministër i Shtetit për Emigracionin.

“Një nga gjërat me ikonike rreth përkatësisë Britanike, është të kesh një pasaportë Britanike. Kështu që nga dita e parë që i lamë, pasaportat e reja dukeshin ndryshe, dhe brenda pesë muajsh u dukën shumë të ndryshme. Por këto do të jenë blu e vjetër, përsëri”.

Ai shtoi: “Ne duam të kthehemi te pasaportat blu e vjetër, sepse e dimë se sa të lidhur janë njerëzit me të”.

“E mbaj mend ne vitin 1988 kur ata hoqën pasaportën britanike, nuk ndryshuan vetëm ngjyrën, por i vunë edhe dy fjalë mbi të: “Bashkimi Europian”, kujton lideri i fushatës së Brexit, Nigel Farage në një intervistë për LBC.

E njëjta gjë ka ndodhur me vendet e bllokut komunist, ku mbretërive iu hoqën simbolet dhe iu vunë mbi kokë yllin e kuq.

Veritas.com.al/