Bruno Ganz, i cili luajti Hitlerin në filmin Rënia të vitit 2004, ka vdekur në moshën 77 vjeçare.
Aktori zviceran vdiq në shtëpi në Zyrih të premten mbrëma, tha menaxhimi i tij.
Ganz ishte i mirënjohur në kinemanë dhe teatrin në gjuhën gjermane dhe gjithashtu kishte role në filma në gjuhën angleze, përfshirë The Reader dhe The Manchurian Candidate.
Roli i tij më i famshëm, gjithsesi, ishte ai i Adolf Hitler në ‘Downfall’. Një skenë e veçantë që përshkruan Hitlerin në tërbimin apopleksik u bë një meme dhe prodhoi mijëra parodi në internet.
Filmi, i quajtur Der Untergang në gjermanisht, tregon historinë e ditëve të fundit të Hitlerit në bunkerin e tij në Berlin. Ai arkëtoi 92 milionë dollarë në biletaritë në mbarë botën kur u shfaq.
Veritas.com.al/