Agjencia Reuters njofton se kandidati Rumen Radev, i cili kishte bërë thirrje që t’u jepet fund sanksioneve të BE kundër Rusisë ka fituar raundin e parë në garën për President i Bullgarisë. Ky rezultat u paraqit ditën e Hënë.

Radev, një komandant i Forcave Ajrore Bullgare, gjatë fushatës ndodhej shumë afër me rivalin e maxhorancës qeveritare, Tsetska Tsacheva, por fitoi në votimet e të Dielës. Kjo ka shenja se shteti që laget nga Deti i Zi të afrohet më shumë politikisht me Rusinë.

Rezultati i 86 për qind të votave të numëruara dëshmon se Radev, 53 vjeç, ka fituar 25.8 për qind të votave. Ndërsa kandidati i Qendrës së Djathtë Tsacheva, i cili pitej të fitonte megjithëse ngushtë, fitoi vetëm 22 për qind.

Situata politike në Bullgari komplikohet pas kësaj fitoreje; ajo mund të pësojë destabilitet. Kryeministri Boiko Borisov ka deklaruar se do të japë dorëheqjen në qoftë se nuk fiton kandidati i tij Tsacheva. Kështu që pritet shpërndarja e Parlamentit dhe zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në Bullgari, sikur Radev të fitojë edhe raundin e dytë.

Radev, bjë pilot i avionëve luftarak, fillestar në politikë shfrytëzoi pakënaqësitë ndaj elitës politike dhe frikën ndaj emigracionit. Ai premtoi se do ta bëjë Bullgarinë një vend jo “geto emigrantësh”.

“Shpresa për ndryshim tanimë është e prekshme. Populli do më shumë siguri dhe mirë-funksionim të institucioneve”, tha Radev pas fitores.

/Veritas.com.al/